4 milion e 891 mijë e 285 viktima janë raportuar në botë si pasojë e COVID-19.
Kështu është bërë e ditur nga faqja botërore e statistikave worldometers.info.
240 milionë e 21 mijë e 219 raste janë raportuar si të infektuara me këtë virus sipas kësaj faqeje.
Ndërsa, 217 milionë e 344 mijë e 932 persona janë shëruar nga koronavirusi.
Amerika radhitet e para në botë me numrin më të madh të rasteve të reja dhe viktimave, me gjithsej 45 milionë e 547 mijë e 920 të infektuar dhe 739 mijë e 778 viktima.
E dyta radhitet India me 34 milionë e 20 mijë e 730 raste të infektuara dhe 451 mijë e 469 viktima.
Pastaj Brazili me 21 milionë e 597 mijë e 949 raste të infektuara dhe 601 mijë e 643 viktima.