Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci pranoi se koronavirusi mund të mos eliminohet kurrë dhe se “pjesa më e madhe e botës” mbetet në fazën e pandemisë.
“Do të jetë shumë e vështirë, të paktën në të ardhmen e afërt dhe ndoshta përgjithmonë që të eliminohet ky virus shumë i transmetueshëm,” tha ai. Duke dhënë një perspective historike, Fauci i cituar nga VOA, u shpreh se “ka pasur vetëm një sëmundje njerëzore që është zhdukur dhe kjo është lija.
“Ai shpjegoi se “pjesa më e madhe e botës” është ende “në disa drejtime në fazën e pandemisë”, por “po sheh tani një rënie të ritmit” të rasteve të reja. Më tej, shtoi se ekspertët e kujdesit shëndetësor “po përpiqen për një shkallë të kontrollit të virusit që do të na lejonte të jemi në gjendje t’i kthehemi normalitetit që të gjithë e presim me padurim”.
Ai theksoi se një nivel i përshtatshëm kontrolli mund të arrihet përmes vaksinimeve, teksa vuri në dukje se SHBA ende ka “rreth 66 milionë persona që kanë të drejtën të imunizohen, që mbeten të pavaksinuar.”