Fjalë Kyçe

13 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

13 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se 13 persona kanë vdekur nga COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit nga 2 mijë e 900 teste të kryera janë regjistruar 421 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 211 vetëm në Shkup, shkruan alsatM.

Ndërsa janë shëruar 395  pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gjithsej 195 mijë e 963 raste, prej të cilëve 182 mijë e 473 janë shëruar, kurse 6 mijë e 888 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 6 mijë e 602raste aktive me koronavirus.