Fjalë Kyçe

Autobusi fundoset nën ujë në Greqi, udhëtarët formojnë “zinxhir” për të shpëtuar

Autobusi fundoset nën ujë në Greqi, udhëtarët formojnë “zinxhir” për të shpëtuar

Moti i keq ka përfshirë Greqinë prej mëngjesit të sotëm. Atika ka problemet më të mëdha, ku shumë zona janë përmbytur si pasojë  e stuhisë “Balos”.

Mediat greke raportojnë se në rrugën e Poseidonos, një autobus në itinerarin Pire-Voula u bllokua nën një urë, ndërsa udhëtarët formuan një “zinxhir” në mënyrë që të largoheshin.

Uji mbuloi pothuajse të gjithë autobusin, duke lënë vetëm pjesën e sipërme e tij të dukshme, ndërsa niveli i ujit u rrit.

Siç shihet nga pamjet uji fundosi të gjithë autobusin. Fatmirësisht të gjithë pasagjerët mundën të shpëtonin pa dëmtime. /abcnews.al