Fjalë Kyçe

Luftë në rrugët e qytetit, çfarë po ndodh në Turqi?

Luftë në rrugët e qytetit, çfarë po ndodh në Turqi?

Një përplasje e ashpër me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin jug-lindor të Adanasë në Turqi duke shkaktuar shqetësim në të gjithë vendin. Mediat lokale raportojnë për një përplasje të armatosur mes dy fiseve që udhëheqin qytetin, ndërsa pamjet i ngjajnë atyre të luftës në Siri ku civilë me automatikë në duar qëllojnë ndaj njeri-tjetrit.

Hurriyet” raporton se përplasja e armatosur ndodhi mes fisit “Cono” dhe një grupi tjetër në lidhje me kontrollin e aktiviteteve të paligjshme në qytet.

Nuk ka ende raportime për viktima apo të plagosur, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave speciale të policisë dhe ushtrisë për të stabilizuar situatën. Pas ndërhyrjes, policia ka arrestuar 30 persona.

Turqia mban vendet e para në Europë për numrin e armëve në duart e civilëve, ku krahas pistoletave që janë një realitet i përditshëm, në zonat lindore hasen edhe armët e gjata si pushkë dhe automatikë, të cilat përdoren shpesh në konfliktet mes fiseve duke shkaktuar një numër të madh të vdekurish çdo vit./abcnews.al