Një foshnje me peshë dyfish me të madhe se pesha mesatare e të një sapolinduri, ka ardhur në jetë në Arizona të SHBA-së.
Foshnja e quajtur Finnley ka lindur me peshë 6,3 kilogram, ndërkohë që për veshjen e tij janë nevojitur rroba të madhësisë për një foshnje nëntëmuajshe.
Prindërit Cary dhe Tim Patonai kanë thënë se e kanë ditur që po presin një foshnje të madhe, pasi mjekët i kishin paralajmëruar.
Madje kanë thënë se kjo është foshnja më e madhe që ardhur sjellë në jetë, në 27 vitet e punës së tyre.
Nëna e foshnjës i është nënshtruar një operacioni cezarian dhe lindja ishte kryer më herët se ishte planifikuar./abcnews.al