Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi kanë humbur jetën 27 persona dhe janë infektuar me Covid 1 712 raste të reja.
Mediat bëjnë me dije se vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në intubim 357 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Greqi ka shkuar në 693 886 qytetarë mes të cilëve kanë humbur jetën 15 375 pacientë.