41 shtete do të konkurrojnë në “Eurovision Song Contest 2022”, bën me dije Unioni Europian i Transmetuesve. 39 vendet që morën pjesë në konkursin 2021 rikthehen sërish, por është shtuar Mali i Zi dhe Armenia.
Konkursi i 66-të do të mbahet në arenën PalaOlimpico në Torino më 10, 12 dhe 14 Maj.
EBU tha se 36 vende do të konkurrojnë në dy gjysmëfinale, 10 nga secila që do të bashkohen me të ashtuquajturit “Pesë mbështetësit kryesorë financiarë” – Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja. Në festivalin Eurovision 2021, Italia rrëmbeu vendin e parë me hitin “Zitti e Buoni” nga Maneskin, ndërsa Shqipëria u renditet në vendin e 21./abcnews.al