Fjalë Kyçe

Gjakovari rrihet e theret me thikë nga dy persona

Gjakovari rrihet e theret me thikë nga dy persona

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi është sulmuar fizikisht e më pas me thikë, nga dy të dyshuar, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar njëri nga të dyshuarit, ndërkaq tjetri është në arrati.

“Gjakovë, 24.10.2021 – 15:45. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte sulmuar fizikisht dhe më pas edhe me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri nga të dyshuarit ë arrestuar, ndërsa tjetri gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.