Me qindra persona janë evakuuar nga stacioni hekurudhor Gare du Nord, si dhe nga një pjesë e metrosë, në Paris pas një alarmi për bombë rreth orës 15:45 të së mërkurës.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë video nga stacioni hekurudhor pothuajse i boshatisur, ndërsa jashtë tij ishin me qindra persona të evakuuar.
Policia gjeti një valixhe të braktisur dhe më pas ndoqi të gjitha procedurat e sigurisë, raporton A2news.
Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se stacioni i trenit do të kthehet në normalitet pas orës 17:00.