Fjalë Kyçe

Shtatë të vdekur dhe 436 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Shtatë të vdekur dhe 436 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit shtatë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë regjistruar 436 raste të reja.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 321 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 201 mijë e 292 raste aktive, janë shëruar 187 mijë e 695 pacientë, kanë vdekur 7 mijë e 98 dhe vazhdojnë të mbesin edhe 6 mijë e 499 raste aktive.