Fjalë Kyçe

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në Gjermani, paralajmërohet ngarkesë në spitale

Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në Gjermani, paralajmërohet ngarkesë në spitale

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, Shoqata gjermane e spitaleve ka paralajmëruar për një ngarkesë në rritje në njësitë e kujdesit intensiv.

“Jemi në një situatë kritike pandemike”, tha Gerald Gass, kryetar i bordit, për Redaktionsnetzwerk Deutschland.

“Numri i pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 është rritur ndjeshëm brenda një jave. Nëse ky zhvillim vazhdon, ne do të kemi 3000 pacientë në kujdes intensiv në vetëm dy javë”, shtoi ai.

Në pavijonet normale ka pothuajse 40 për qind më shumë pacientë se një javë më parë, raporton ATSh. Në njësitë e kujdesit intensiv, ka 15 për qind më shumë.

Në kulmin e pandemisë, në janar 2021, më shumë se 5.700 pacientë me COVID-19 trajtoheshin në kujdes intensiv.