Fjalë Kyçe

“Këtu nuk shkel më asnjë emigrant”/ Polonia nis ndërtimin e murit në kufi

“Këtu nuk shkel më asnjë emigrant”/ Polonia nis ndërtimin e murit në kufi

Parlamenti polak i dha dritën jeshile ndërtimit të një muri në kufi me Bjellorusinë, për të bllokuar fluksin e emigrantëve që kanë vërshuar ilegalisht në vend.

Këto muajt e fundit është shtuar ndjeshëm numri i të ardhurve sidomos nga Lindja e Mesme dhe Azia, që kanë tentuar të kalojnë kufirin në Poloni, çka nxiti masën ekstreme të autoriteteve vendase.

Bashkimi Europian e akuzon qeverinë bjelloruse se po e nxit qëllimisht fluksin e emigrantëve drejt vendeve të bllokut, si shpagim ndaj sanksioneve të vendosura nga Brukseli mbi regjimin bjellorus për shkeljen që ai i bën opozitës.

Muri prej 5.5 metrash do të kushtojë 353 milionë euro. Ai është i pajisur me sensorë dhe sisteme monitorimi e do të mbulojë rreth gjysmën e kufirit të Polonisë me Bjellorusinë, që ka një gjatësi prej 400 kilometrash.

Drafti tani do të duhet të firmoset nga presidenti Andrzej Duda. Planet janë që muri të përfundojë deri verën e ardhshme./tch