Fjalë Kyçe

Krijoi ëmbëlsirën për herë të parë në 1972, ndahet nga jeta “babai i Tiramisus”

Krijoi ëmbëlsirën për herë të parë në 1972, ndahet nga jeta “babai i Tiramisus”

Është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare, pronari i një restoranti në Itali, i njohur edhe si “babai i Tiramisus”, Ado Campeol.

Ai ishte pronar i restorantit “Alle Beccherie”, në veri të Italisë, aty ku edhe u zbulua embëlsira e famshme nga bashkëshortja e tij dhe shefi i kuzhinës.

Ëmbëlsira e cila përmban biskota të lyera me kafe dhe djath maskarpone, u shtua në menunë e restorantit në vitin 1972. Që atëherë u bë pjesë e pandashme e kuzhinës italine dhe në të gjithë botën.

Deri më tani ka pasur mosmarrëveshje të gjata lidhur me origjinën e “Tireme Sù” që në shqip përkthehet “Më merr”. Mirëpo, është pranuar ideja se receta e Tiramisus është zhvilluar në restorantin e Campeolit./abcnews.al