Fjalë Kyçe

Rrëzohet teleferiku në Republikën Çeke, humb jetën një person

Rrëzohet teleferiku në Republikën Çeke, humb jetën një person

Një teleferik është rrëzuar në pjesë veriore të Republikës Çeke duke i marrë jetën një personi.

Një nga dy kabinat e teleferikut u përplas në tokë pasditen e së dielës dhe i vetmi person që ndodhej në të, një anëtar i stafit, humbi jetën. Lajmin e konfirmoi për mediat Martin Puta, kreu i qeverisë rajonale. Ai u shpreh gjithashtu se shpreson se shkaku do të hetohet së shpejti.

Ekipet e shpëtimit thanë se asnjë nga 15 personat nga kabina e dytë nuk u plagos. Ky është aksidenti i parë që përfshin teleferikun më të vjetër të Republikës Çeke, i cili daton në vitin 1933.

Teleferiku të çon pothuajse në majën e malit Jested, pranë qytetit të Liberec. Përplasja ndodhi një ditë përpara se teleferiku të ishte planifikuar t’i nënshtrohej një procesi mirëmbajtjeje të planifikuar dy-javor./abcnews.al