Fjalë Kyçe

Kina nxit familjet të mbajnë furnizime bazë në rast emergjence

Kina nxit familjet të mbajnë furnizime bazë në rast emergjence

Qeveria në Kinë ka nxitur familjet të akumulojnë furnizime esenciale për raste emergjence.

Njoftimi i pazakontë i ministrisë së tregtisë nuk u shoqërua me arsye të veçanta, por mediat vendase thanë se mund të ketë të bëjë me shqetësimet e izolimeve të koronavirusit apo dëmtimeve të të mbjellave të shkaktuara nga shirat e rëndë të javëve të fundit.

Minsitria i kërkonte gjithashtu autoriteteve lokale të ruanin konstant zinxhirin e furnizimit dhe çmimet e mallarve të stabilizuara.

Mediat shtetërore përpiqeshin gjithashtu të qatesonin qytetarët pas raportimeve të ‘blerjeve të panikut’.

E përditshmja shtetërore komuniste nxiste lexuesit e saj të mos alarmoheshin duke thënë se qeveria komuniste po punon që të gjitha familjet të jenë të përgatitura “nëse në zona të caktuara shpallet izolimi”.

Mediat shtetërore shkruanin se njoftime të tilla nuk janë të pazakonta por vinin në një kohë rritjesh çmimesh.

Çmimet rriten tradicionalisht në Kinë me afrimin e sezonit të ftohtë  të dimrit. Kina ka shpallur herë pas here izolime të pjesshme koronavirusi teksa kërkon të sigurohet që të arrijë zero infeksione deri në hapjen e Lojrave Olipike dimërore që nisin në shkurt.

Dje vendi raportoi 92 raste koronavirusi  madje mbylli për dy ditë parkun ‘Disneyland’ në Shanghai pasi një vizitor doli pozitiv./tch