Fjalë Kyçe

Xhaferoviq: Do ta mbrojmë Bosnjën si në vitet 1992-1995, s’kemi frikë nga Dodiku

Xhaferoviq: Do ta mbrojmë Bosnjën si në vitet 1992-1995, s’kemi frikë nga Dodiku

Anëtari bosnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, në një bisedë për TRT ka thënë se politika që është duke ndjekur Millorad Dodik është një kërcënim për sigurinë dhe paqen në rajon.

“Unë mendoj që Dodik s’ka të ardhme në skenën politike. Atij ose do ti duhet ta ndryshojë politikën e tij ose të largohet nga skena politike. Politika e tij është bërë kërcënim për paqen dhe sigurinë. Dodik është një faktor i përhershëm i jostabilitetit dhe rrezikimit ta paqes në Bosnje e Hercegovinë, rajon dhe në të gjithë Evropën”, ka thënë Xhaferoviq, shkruan Klix.ba, transmeton Gazeta Express.

Ai tutje ka thënë se s’kanë frikë nga Dodiku dhe se janë në gjendje ta mbrojnë Bosnje e Hercegovinën sikurse në periudhën 1992-1995.

– Sulmet e fundit ndaj institucioneve shtetërore nuk janë të papritura. Ato janë pjesë e një projekti më të gjerë. Politika e Dodik është vetëm një vazhdim i përpjekjes për të krijuar një Serbi të Madhe nëpërmjet marrjes së territorit të Bosnje dhe Herzegovinës. Ky është qëllimi i luftës i kriminelëve Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç. Dodik vazhdon politikën e tyre. Nuk do ta lejojmë këtë. Ne mbrojtëm Bosnje dhe Herzegovinën në periudhën 1992-1995. Jemi gati ta mbrojmë përsëri. Nuk kemi frikë nga Dodik dhe të tjerë si ai – deklaroi Xhaferoviq për TRT World.

Xhaferoviç kujtoi se Shtetet e Bashkuara ishin një faktor kyç në përfundimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

– Bashkimi Evropian është një nga dëshmitarët e marrëveshjes. Thyerja e Akordeve të Paqes të Dejtonit, që Dodik po synon, do të ishte goditja më e ashpër ndaj reputacionit të Shteteve të Bashkuara. Në qoftë se Dodik sulmon kazermat e forcave të armatosura, siç njofton ai, kjo është një hyrje e drejtpërdrejtë në një konflikt të ri në zemër të Evropës. Nuk shoh asnjë arsye që SHBA dhe BE të jenë të kënaqur me këtë. Por unë shoh një arsye që ata të jenë më të vendosur ndaj Dodik, sepse politika e tij ka qenë e njëjtë për vite. Sa herë që sjellja e tij tolerohej ai keqësohej. Dodikut duhet t’i thuhet qartë se ai do të mbajë pasojat. Ne e themi këtë. SHBA-së dhe BE-së do t’i duhet t’i thonë se në mënyrë vendimtare dhe konkrete – përfundoi anëtari i Presidencës, Xhaferoviq.

Si rezultat i tensioneve në BIH të dielën do të zbarokojë i dërguari i DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.