Princi Philippos u martua me Nina Flohr për herë të tretë brenda një viti. Philippos, djali më i vogël i mbretit Konstandin III të Greqisë, u martua me 34 vjeçaren, gjatë një ceremonie luksoze të shtunën në Katedralen Metropolitane të Athinës, ku morën pjesë mbretër nga disa monarki evropiane.
Kjo ishte ceremonia e tretë për çiftin, të cilët padyshim janë aq të dashuruar saqë kanë vendosur të rinovojnë betimet e tyre të dashurisë së përjetshme. Ata u martuan fillimisht në një ceremoni intime në resortin e skive zvicerane St. Moritz në dhjetor.
Për shkak të kufizimeve të rrepta të Zvicrës kundër Covid-19, në ceremoni mori pjesë vetëm rrethi i ngushtë familjar. Ata festuan përsëri më vonë në pranverë në një ngjarje të shoqërisë së lartë në Cambridgeshire. Çifti mbërriti në kishë të shoqëruar nga prindërit e tyre dhe Nina vodhi pamjen me fustanin e nusërisë dhe bishtin madhështor.
Nina ka një pasuri të pallogaritur dhe është vajza e Thomas Flohr, manjatit të aviacionit, pronari i linjës ajrore private VistaJet. Me një baba, i cili vlerësohet të ketë një pasuri prej 2.3 miliardë dollarësh, me të drejtë Nina është mësuar të bëjë gjithçka çfarë ka dashur.