Fjalë Kyçe

Abuzoi me bijën 6-vjeçare të shokut/ Babai që vrau mikun pedofil lihet në arrest shtëpie në Rusi

Abuzoi me bijën 6-vjeçare të shokut/ Babai që vrau mikun pedofil lihet në arrest shtëpie në Rusi

Viacheslav Matrosov akuzohet se ka vrarë me thikë Oleg Sviridov pasi e kishte detyruar të gërmonte varrin e tij, kur zbuloi se kishte abuzuar seksualisht me bijën e tij 6-vjeçare.

Gjykata ka shtuar sot mandatin e arrestit shtëpiak për 34 vjeçarin Viacheslav Matrosov i cili akuzohet se ka vrarë shokun e tij Oleg Sviridov në një pyll në Rusi, pasi e kishte detyruar të gërrmonte varrin e tij.

Kjo është hera e dytë që gjykatësi jep dënimin prej dy muaj arrest shtëpie, pas mbështetjes së gjerë të opinionit publik për Matrosov.

Gazetarja e njohur ruse dhe ish-kandidate presidenciale Ksenia Sobchak u tha së fundmi mbështetësve të saj: “Të gjithë prindërit po mbështesin vrasësin e pedofilit”.

Incidenti kishte nisur kur Matrosov zbuloi pamje të rënda video në celularin e Oleg Sviridov, ku ky u fundit detyronte fëmijën të bënte veprime seksuale megjithse ajo lutej se donte të shkonte në shtëpi.

Sviridov ishte gjetur në gjendje histerike nga bashkëshortja dhe më pas shkoi të konfrontohej me shokun e tij, të cilit sipas raportimeve, i dha ultimatum të dorëzohej në polici ose të vriste veten.

Por po atë mbrëmje Matrosov kishte shoqëruar “shokun” e tij në një pyll në rajonin e Samara, ku supozohet se e kishte vrarë pasi e kishte detyruar të gërrmonte varrin e tij.

Policia e arrestoi babanë me akuza vrasjeje, të cilat ai i mohon, duke thënë se Sviridov e sulmoi dhe ra mbi thikën gjatë përleshjes.

Gruaja e tij pretendon se pedofili kishte tentuar ta godiste me thikë dhe se bashkëhsorti i saj u vetëmbrojt.

Pas zbulimit të trupit të Sviridov, në zonën lokale banorët u mblodhën në mbështetje të  Matrosov.

Sot dy muaj pas hetimeve, gjykatësi Maxim Volkov në Krasnoglinsky urdhëroi që Matrosov, ish-punonjës  i fabrikës së raketave, të lejohet në arrest shtëpi dhe jo në burg siç ndodh normalisht me vrasësit e tjerë.

Një peticion i nënshkruar nga mijëra banorë kërkon çlirimin e tij nga të gjitha akuzat.

Fshatarët e Pribrezhnoye kanë kontribuar financiarisht për mbështetjen e të akuzuarit me argumentimin se “ka shpëtuar fëmijët tanë nga një sulmues seksual fëmijësh”.

Ekspertët ligjorë thonë se Matrosov me shumë gjasa do të përballet me burgim deri në 15 vjet edhe pse viktima e sulmit ishte bija e tij.

Dy fëmijë të tjerë të zonës besohet se gjithshtu janë abuzuar nga Sviridov./tch