Ushtria amerikane gjatë vitit të ardhshëm planifikon të demonstroj punën e armës laserike prej 300 kilovatëve, që po konsiderohet si arma më e fuqishme deri më sot.
Arma me madhësi të kontejnerit të anijes që montohet në një kamion, po zhvillohet nga kompanitë General Atomics Electromagentic Systems (GA-EMS) dhe Boeing, transmeton Telegrafi.
“Kjo armë laserike me fuqi të madhe, do të jetë arma më vdekjeprurëse që deri më tani është prodhuar”, tha Scott Forney, presidenti i GA-EMS.
Marina amerikanë qysh në vitin 2014, vendosi në luftanijen USS Ponce armën e parë laserike prej 30 kilovatëve.
Shumica e laserëve të ushtrisë prodhojnë nga 30 deri në 100 kilovat, që kryesisht mjaftojnë për rrëzimin e dronëve të vegjël, kështu kjo armë e re do të duhej të ishte dukshëm më e fuqishme.
Justin Bronk nga organizata britanike Royal United Services Institute, konsideron që një laser i tillë mund të rrëzojë objekte më të mëdha sesa droni.
“Me këtë laser do të mund të rrëzoheshin edhe raketat balistike, dronët, aeroplanët e helikopterët”, shtoi Bronk. /Telegrafi/