Familja e shkatërruar e një nëne të pavaksinuar, e cila vdiq nga COVID-19 pa arritur të takonte foshnjën e saj të porsalindur, u ka kërkuar grave shtatzëna që të vaksinohen.
Saiqa Parveen nga Birmingham, vdiq tragjikisht këtë javë në kujdesin intensiv pasi u sëmur në mes të shtatorit, derisa ishte shtatzënë në muajin e tetë.
37-vjeçarja iu nënshtrua një seksioni cezarian urgjent më 26 shtator, por nuk arriti kurrë të takonte Dua Maryam, fëmijën e saj të pestë, pasi ajo ishte në një ventilator deri në vdekjen e saj më 1 nëntor, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Familja e Saiqas tani po u kërkon grave shtatzëna që të marrin vaksinën që shpëton jetën nga COVID-19.
Vaksinat e koronavirusit kanë shpëtuar më shumë se 100 mijë jetë në Angli dhe gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes së rëndë të njerëzve me këtë virus.