Derby della Madonnina nuk mund të prodhonte tension ndërmjet dy klubeve rivale. Milani dhe Interi u ndanë baras (1-1), por nuk munguan situatat interesante brenda dhe jashtë fushës.
Fokusi kryesor ishte Hakan Calhanoglu, i cili në verën që lamë pas u largua nga Rossonerët për të nënshkruar me Nerazzurrët si futbollist i lirë.
Ndërsa që në derbin e parë ndërmjet dy rivalëve, mesfushori turk nxori një penallti dhe vendosi ta ekzekutonte vet duke e konvertuar në gol.
Calhanoglu: Im gonna Knee Slide tf out this goal
Dzeko: No pic.twitter.com/JvfXtfye0Q— 🐊 (@AlCxpone) November 8, 2021
Më pas, ai zgjodhi ta festonte golin, edhe pse kujtimet nga Milani i ka të freskëta, për më shumë, fillimisht u nis kah flamuri në kënd, por më pas u ndal përballë Curva Sud për t’i ngacmuar me gjestin e vendosjes së duarve prapa veshëve.
Njëherësh, Calhanoglu ka thënë edhe disa fjalë kundrejt bankës së Rossonerëve, ku ndodhej edhe Alessandro Florenzi, i cili ka përjetuar derbi të shumta të nxehta sa luante te Roma.
Alessandro Florenzi looked annoyed when Hakan Calhanoglu celebrated in front of AC Milan fans. pic.twitter.com/k5e9ANasGC
— FOOTBALLFANSSTUFF (@officialffsnews) November 8, 2021
Derisa mesfushori i Interit vazhdonte festën provokuese, mbrojtësi i huazuar te Milani hyri në fushë dhe filloi t’ia kthente futbollistit turk, shkruan telegrafi.
Gjyqtari i katërt e kuptoi situatën dhe ndërhyri për ta kthyer italianin në zonën teknike, derisa ndërhynë edhe disa pjesëtarë të stafit të Rossonerëve.