Fjalë Kyçe

Gërvalla takon komandantin e ri te KFOR-it, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Gërvalla takon komandantin e ri te KFOR-it, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Ferenc Kajari.

“Duke i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë, ministrja Gërvalla theksoi rolin fundamental që ka KFOR-i në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe rajon. Gjithashtu shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të qenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me KFOR-in”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.

Me këtë rast ministrja Gërvalla nënvizoi se ashpërsimi i retorikës serbe kohëve të fundit, dhe prania e theksuar e ndikimit të aksit anti-Kosovë përmes Serbisë, përbën rrezik real për sigurinë në rajon dhe meriton një përgjigje të përbashkët.

Në të njëjtën kohë, ministrja e informoi gjeneralmajorin Kajári edhe lidhur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit.