Vala e katërt e pandemisë koronavirus ka vënë në alarm autoritetet në Gjermani. Në 24 orët e fundit janë raportuar thuajse 40 mijë raste të reja, ndërsa 236 persona humbën jetën.
Virologët paralajmërojnë se Gjermania është në një situatë të rëndë dhe nevojitet që të reduktohen kontaktet mes qytetarëve.
Paralajmërohet se nëse nuk veprohet shpejt për të frenuar këtë valë të katërt të Covid-19, mund të humbin jetën 100 mijë persona të tjerë. Qeveria gjermane thotë se kjo emergjencë shëndetësore vjen si pasojë e nivelit të ulët të vaksinimit.
Për të nxitur imunizimin, po shqyrtohet që të aplikohet pasaporta e imunitetit për të lejuar frekuentimin e bareve, restoranteve dhe eventeve të tjera me grumbullime masive.