Fotot e muraleve të shkatërruara janë publikuar në llogarinë në Twitter të portalit Pesçanik. Në njërën prej tyre shkruhet “Kriminel”. Boja ka dëmtuar mbishkrimin “Bulevardi Ratko Mladiq”.
Muralet e përmendura ndodhen në komunat e Beogradit, Beogradi i Ri dhe Rakovica, raporton klix.ba.
Më 9 nëntor, me rastin e Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Fashizmit dhe Antifashizmit, një iniciativë qytetare serbe tentuan të shkatërrojnë muralin e kriminelit Mlladiq në Beograd.
Aktivistët Aida Çoroviq dhe Jelena Açimoviq u përpoqën ta shkatërronin këtë murale dhe u arrestuan nga forcat policore serbe.
Këto murale fillimisht u morën në mbrojtje nga vetë ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin.