Autoritetet në Delhi të Indisë kanë vendosur të mbajnë për një javë të gjitha shkollat e mbyllura për shkak të ndotjes së madhe që ka përfshirë kryeqytetin prej disa ditësh.
Lajmi u dha nga kryebashkiaku Arvind Kejriwal i cili shpjegoi se vendimi për të mbyllur institucionet arsimore u mor për të mos lejuar fëmijët që të rrezikojnë shëndetin e tyre nga ajri i tej ndotur
Sipas të dhënave më të fundit, niveli i ndotjes në kryeqendrën indiane ka arritur në shkallën 437 nga 500 që është maksimalja.