Fjalë Kyçe

Kjo është 11-vjeçarja që i mbijetoi rrëzimit të aeroplanit ku vdiq babai i saj

Kjo është 11-vjeçarja që i mbijetoi rrëzimit të aeroplanit ku vdiq babai i saj

Një vajzë 11-vjeçare, Laney Perdue,i ka mbijetuar rrëzimit të një aeroplani i cili u rrëzua në Liqenin e Miçigenit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje 11-vjeçarja e ka kujtuar momentin e rrëzimit, duke thënë që babai i saj tashmë i ndjerë e kishte mbrojtur teksa aeroplani po binte poshtë.

“Është kujtimi i saj i fundit para përplasjes”, ka thënë nëna e saj Christina Perdue në një deklaratë.

Fatkeqësisht, katër vetë e humbën jetën nga ky aksident, mes tyre edhe i ati i Laney-t.

Rrëzimi kishte ngjarë të shtunën në aeroportin “Welke” në Ishujt Beaver.