Kacelarja në detyrë, Angela Merkel, vlerëson se vala e katërt e COVID-19 po godet Gjermaninë me “fuqi të plotë”.
Kancelarja e përshkroi situatën e pandemisë si “dramatike” pasi rastet e COVID-19 rriten ndjeshëm.
Agjencia gjermane e shëndetit publik raportoi 52 mijë e 826 infeksione të reja me COVDI-19, ndërsa shkalla e rasteve të reja vazhdon të rritet.
294 persona të tjerë vdiqën në Gjermani nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas Institutit Robert Koch.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në Gjermani ka arritur në 98 mijë e 274.
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, u ka bërë thirrje mjekëve që të mos jenë shumë të rreptë për të pritur të paktën gjashtë muaj përpara se t’u japin pacientëve vaksinat përforcuese, shkruan Euronews.
Ndërkohë, autoritetet në Austrinë fqinje thanë se udhëtarët do të duhet të tregojnë një test negativ PCR kur të hyjnë në nga Gjermania për në Austri.