Gjermania pritet të paraqesë masa të reja me të rrepta për personat të cilat nuk janë vaksinuar ende kundër COVID-19, për shkak të rritjes rekorde të rasteve pozitive javëve të fundit.
Masat për të pavaksinuarit pritet të paraqiten në zonat ku pranimet në spital tejkalojnë një prag të caktuar, është marrë vendim nga kancelarja, Angela Merkel dhe udhëheqësit e 16 shteteve të Gjermanisë.
Sipas rregullave të reja, të pavaksinuarit do të përjashtohen nga disa aktivitete.
Ndërkohë, Merkeli e ka përshkruar situatën me COVID-19 në Gjermani si dramatike.
“Duhet të ndalojmë në mënyrë urgjente rritjen e rasteve”, ka deklaruar Merkel.
Numri i rasteve ditore me koronavirus në Gjermani ka lulëzuar të enjten, duke arritur në 65,000 raste, që është edhe shifra më e lartë e rasteve që kur ka nisur pandemia.
Rregullat e reja, nënkuptojnë se në zonat me një shkallë shtrimi në spital prej më shumë se tre pacientësh COVID-19 për 100,000 njerëz gjatë shtatë ditëve të fundit, vetëm të vaksinuarit dhe ata që janë shëruar nga virusi do të lejohen të hyjnë në hapësira publike, si ngjarje sportive, shfaqje kulturore dhe restorante.