Një burrë, i cili u shpall i vdekur pas një aksidenti automobilistik në Indi, ka rezultuar i gjallë, ndonëse në gjendje kritike, pasi ka kaluar një natë në morg. Mediat e huaja shkruajnë se lajmi u bë i ditur sot nga drejtori i spitalit.
“Mjeku e ka ekzaminuar me urgjencë. Ai nuk gjeti asnjë gjurmë jete dhe për këtë arsye e shpalli të vdekur”, tha Rajendra Kumar, drejtoreshë e spitalit publik, përcjell tch.
‘Viktima’ u vendos në morg derisa të afërmit e tij mbërritën në spital, gjashtë orë më vonë. “Kur policia dhe familja shkuan për të nisur procedurën burokratike për autopsinë, konstatuan se ai ishte i gjallë”, shtoi drejtori.
45-vjeçari po trajtohet në gjendje kome. Autoritetet po kryejnë një hetim për të përcaktuar se si është bërë diagnoza e gabuar.