Pesë persona kanë vdekur e të paktën 40 janë plagosur pasi një veturë goditi paradën e hapjes së festave të fundvitit në Wisconsin të SHBA-së. Raportohet se në mesin e personave të lënduar ka edhe fëmijë, derisa thuhet se rasti nuk ka të bëjë me sulm terrorist, por që një person ka qenë duke ikur nga Policia pas një rasti tjetër.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në paraburgim, raporton BBC.