Një baba në Britani, i akuzuar me vrasjen e dy fëmijëve dhe ish-të dashurës së tij, u akuzua sot në gjykatë se kishte shkruar një letër të rreme vetëvrasjeje për t’i shpëtuar drejtësisë, pas disa akteve mizore.
Në gjykatën e Preston në veri të Britanisë u tha se hetimet zbuluan se ishte ne fakt shkrimi i Monaghan në letrën e vetëvrasjes së Evie më 22 tetor 2019.
Një ekspertë kaligrafie në sallë tha ishte e sigurtë se shkrimi ishte i të akuzuarit.
Dr Isabel Picornell tha: “Në shkrim kishte disa ndryshime nga kaligrafia e Monaghan por dallimet nuk ishin të mëdha”.
“Unë besoj se kjo vjen pasi Monaghan ka tentuar të kopjojë stilin e zonjushës se ndjere Adams.”
Ekspertja Dr Picornell tha se është shumë e vështirë që dikush të arrijë të fshehë stilin e vet linguistik apo kaligrafik për të kopjuar atë të një tjetri, përcjell tch.
Monaghan, nga Blackburn, akuzohet për vrasjen makabre të vajzës së tij tre-javëshe Ruby dhe të birit 21-muajsh Logan. Ruby vdiq në shtëpinë e saj ditën e vitit të ri më 2013, kurse vëllai i saj Logan vdiq tetë muaj më vonë në 17 gusht.
Ai akuzohet gjithshtu për vrasjen e ish-të dashurës Evie Adams në tetor 2019, dhe dy tentativa për vrasjen e nje fëmije të tretë, i cili nuk është emëruar për arsye sigurie.
I akuzuari i mohon akuzat.