Fjalë Kyçe

‘Unë do jetoj, mos u bëni merak’, Hueyda El Saied luftoi deri në momentin e fundit

‘Unë do jetoj, mos u bëni merak’, Hueyda El Saied luftoi deri në momentin e fundit

Homazhe për artisten që humbi jetën para kohe Hueyda El Saied janë mbajtur këtë të martë edhe në Tiranë. Hueyda vuante prej kohësh një sëmundje e rëndë, por kurrë nuk e ndau këtë me publikun dhe dashamirësit, sepse donte që të gjithë ta mbajnë mend me profilin e saj të përhershëm – me buzën në gaz dhe sytë e qeshur.

Në moshën 46-vjeçare, Hueyda mbylli sot përgjithmonë në një spital të Francës ku dhe po mjekohej duke lënë pas bashkëshortin dhe djalin Gabriel .

Emisioni “Rudina” në Tv Klan, pasditen e djeshme ka ftuar miqtë më të mirë të artistes, për të ndarë dhimbjen, por edhe kujtimet më të bukura që kanë pasur me Hueydën.

Sava Bardhi, një mikeshë dhe kolege e Hueydës, tregoi se hera e fundit kur kishte folur me të ishte para 3 ditësh, kur edhe Hueyda vazhdonte të besonte se do të jetonte.

“Për mua ka qenë më shumë se një shoqe, ka qenë një motër e vërtetë. Kemi ndarë çdo gjë bashkë. Ishte një dhimbje shumë e madhe dhe vazhdojmë të përjetojmë. Ajo jetoi me shumë dinjitet. Sëmundjen e kaloi me shumë dinjitet pa u qarë kurrë duke na dhënë kurajë të gjithëve dhe deri pardje që unë kam folur, ishte ajo që na thoshte që unë ‘do jetoj, ju mos u bëni merak’. Sepse ajo besonte deri në momentin e fundit që kjo gjë do kalonte dhe ne do ta vazhdonim jetën si më përpara. Pozitiviteti e shoqëroi deri në momentin e fundit dhe kjo për mua është një gjë që më dhemb akoma sot më shumë, sepse ndoshta s’kishim mundësi edhe për kohën që jetojmë të ishim afër saj”, tha Sava për mikeshën e saj të ngushtë.