Fjalë Kyçe

Sveçla thotë se deri në fund të këtij viti normalizohet situata lidhur me pajisjen e letërnjoftimeve

Sveçla thotë se deri në fund të këtij viti normalizohet situata lidhur me pajisjen e letërnjoftimeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se deri në fund të këtij viti, do të normalizohet situata lidhur me pajisjen e letërnjoftimeve të qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sveçla tha se kriza globale e furnizimit me çipa e cila ka filluar gjatë periudhës së pandemisë vitin e kaluar, ka bërë që të ketë pritje të gjata për t’u pajisur me këtë dokument.

“Pas marrjes së detyrës, në fund të muajit mars jam njoftuar për nevojën e pajisjes me dokumente personale poashtu jam njoftuar me rrezikun e mbetjes pa dokumente personale për një periudhë të panjohur, si shkak i mungesës globale të çipave elektronikë. Kriza globale e furnizimit me çipa ka filluar në pandemi vitin e kaluar, dhe është intensifikuar edhe më shumë pas kërkesës së lartë me pajisje elektronike nga segmente të ndryshme të kësaj industrie”.

“Për njoftimin tuaj, çipat e letërnjoftimeve të Kosovës janë goxha të avancuar dhe nuk përdoren nga shumë shtete, si pasojë furnitori prodhuesi i dokumenteve bllanco nuk kishte mundësi të furnizojë me çipa letërnjoftimet për të prodhuar sasinë e kërkuar. Në situatën e krijuar në furnizimin e mjaftueshëm me letërnjoftimeve, Ministria e Punëve të Brendshme pas shumë analizave ka vendosur që rezervat e stokut t’i përdor për raste emergjente. Me një vendim kam zgjatur afatin e letërnjoftimeve ekzistues rastet emergjente për të cilat letenjoftimet e rinj janëe lëshuar, janë udhëtime tokësore përmes Serbisë, raste trajtimi dhe shkollimi jashtë Kosovës, dhe për 18 vjecarët që aplikojnë për herë të parë, kurse rastet jo emergjente kanë qenë në pritje deri më 23 nëntor 2021, kur agjencia e regjistrimit civil më kane njoftuar që kanë arritur 39 mijë copë letërnjoftime”, tha Sveçla.

“Agjencia e regjistrimit civil menjëherë ka filluar të punojë me kapacitete të plotë duke personalizuar rreth tre mijë letërnjoftime në ditë dhe atë sipas periudhës së radhës së aplikimeve, përfshirë kategoritë e aplikuara, ka rreth 70 mijë aplikime për letërnjoftime, ndërsa në stok gjendjen mbi 57 mijë. Në baza ditore, ARC personalizon tre mijë letërnjoftime, deri në fund të këtij viti do të kemi furnizime të reja dhe nuk parashohim asnjë problem lidhur me pajisjen e letërnjoftimeve”, shtoi Sveçla