Një burrë dhe një grua në moshë janë parë duke përagtitur fli me saç në Skenderaj. Një lexues i Gazetes Express ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, teksa ka thënë se të moshuarit po përgatisin fli te xhamia e qytetit në Skenderaj.
Veprimi i tyre ka habitur kalimtarët mirëpo kjo gjë nuk ju ka bërë përshtypje të moshuarve, të cilët kanë vazhduar punën pa u penguar fare.
Këtë veprim jo fort të zakonshëm duket se e ka impnuar moti i mirë që po mbretëron në këto ditë të fundit nëntori.