Të gjithë punëtorët shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore në vend kanë hyrë në grevë 8-orëshe.
Greva ka ardhur për shkak të mosplotësimit të kërkesave të punëtorëve shëndetësorë që lidhen me implementimin e Ligjit të Pagave
Ndërsa, në grevë kanë hyrë edhe punëtorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Kështu ka bërë të ditur sot Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë.
Ndërsa, me të hyrë në grevë, deri tani IKSHPK nuk ka publikuar as raportin 24-orësh të infektimeve me COVID-19.
Në faqen e Facebook-ut të Ministrisë së Shëndetësisë, ende nuk është publikuar raporti i IKSHPK-së.
Ky raport zakonisht publikohet para orës 15:00.