Dy persona kanë mbetur të lënduar pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit.
Këtë, për Klankosova.tv e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Mund të ju konfirmoj se ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të autobusit, për momentin janë dy të lënduar”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.tv.