Fjalë Kyçe

Dënohet me dy vjet burgim sigurimi i “Albi Mall” që rrahu brutalisht qytetarin që s’kishte maskë

Dënohet me dy vjet burgim sigurimi i “Albi Mall” që rrahu brutalisht qytetarin që s’kishte maskë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor sigurimin e qendrës tregtare “Albi Mall”, Emanuel Nikollprenkaj, i cili e grushtoi dhe shqelmoi një qytetar për mosmbajtje të maskës, në maj të këtij viti. E.N është dënuar me dy vite burgim, mëson Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Aktgjykimi është shpallur nga gjyqtari Gent Beka.

Ky dënim i është shqiptuar pas disa seancave gjyqësore, ku janë administruar provat e siguruara gjatë hetimit dhe po ashtu ekspertiza mjeko-ligjore me të cilën janë konfirmuar lëndimet e rënda trupore të të dëmtuarit.