Eskperti i ekonomisë, Safer Gërxhaliu ka bërë të ditur se një investitor është larguar nga Kosova.
Gërxhaliu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se një investitor potencial për të investuar në Vushtrri, me 110 milionë euro në energji me erë, ka shkuar në Maqedoni.
“Akou Energy investitor francez në Maqedoninë e Veriut po investon 220 milion € njofton KM Zaev i Maqedonisë.
Në Kosovë, i njëjti investitor ka 3-4 vite që po endet poshtë e lartë në Qeverinë e Kosovës duke pritur të investoj 110 milion € në energji me erë në projektin Çyçavica Wind Farm në Vushtrri për të cilin projekt Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar Memorandum dhe i ka dhënë të gjitha lejet në kohë.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë: