Ish-deputeti dhe ish-kryetari i Velipojës, Pashko Ujka, gjatë mbrëmjes së sotme ka ndërruar jetë, pasi ishte qëlluar me armë zjarri në Shkodër.
I ndjeri thuhet se ishte plagosur në shtyllën kurrizore, dhe duke mos mundur t’i mbijetonte plagëve të marra, kishte vdekur në spital.
Gazetari shqiptar, Bepin Kolvata, ka dhënë detaje, për Edicionin Special, rreth vrasjes së Ujkës, duke theksuar se kryesi i kësaj vepre gjendet ende në arrati.
Në momentin e vrasjes i ndjeri thuhet se ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vëllai i tij dhe sipas tyre ishte një person i vetëm që kishte shtënë me armë në drejtim të të ndjerit, por që nuk kanë mundur ta identifikojnë se kush ishte.
Sipas Kolvatës, deri tani janë marrë në pyetje disa persona si dhe janë siguruar pamjet nga ndërtesat e afërta ku është bërë krimi