Të gjitha hyrjet në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë së Veriut janë bllokuar pas alarmit për bombë.
Forca të shumta policie ka pasur edhe te Radio Televizioni i Maqedonisë. Kanë kontrolluar të punësuarit gjatë hyrjes dhe daljes.
TV21 ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, por nuk kanë dhënë detaje.