Fjalë Kyçe

Umttiti s’ka më vend në Barcelonë, sherr me tifozët në rrugë!

Umttiti s’ka më vend në Barcelonë, sherr me tifozët në rrugë!

Samuel Umtiti është kthyer në një “mish të huaj te Barcelona, pasi nuk ka luajtur asnjë ndeshje me klubin katalan, por ndonëse nuk e do askush, refuzon të largohet e të heqë dorë nga milionat që përfiton prej kontratës që ka.

Tifozët “blaugrana” e kanë kontestuar shumë shpesh francezin në stadium, por së fundi nuk kanë ngurruar t’i shprehin pakënaqësinë edhe në rrugët e Barcelonës, pasi e kanë njohur dhe i kanë dalë para makinës, duke bllokuar edhe trafikun.

Fillimisht Umtiti është larguar, por më pas ka zgjedhur të qëndrojë dhe të përballet me tifozët e acaruar, teksa ndali makinën e tij të rrugë dhe zbriti për t’u afruar te tifozët, të cilëve u kërkoi respekt përcjell expess.

Disa prej tyre përfituan nga rasti për të bërë edhe një selfie me mbrojtësin francez, i cili pas një debate të ndezur me tifozët, hipi sërish në makinë dhe u largua me shpejtësi…. Ndoshta për në stërvitje.