Shkrimtarja Alice Sebold ka kërkuar ndjesë sot për pjesën e saj në dënimin e gabuar të një burri për përdhunimin e saj në 1981, akuzat ndaj të cilit u rrëzuan kësaj jave si te pabaza.
Si rrjedhojë i dyshuari Anthony Broadwater u arrestua, u dënua dhe kaloi 16 vjet më burg.
Së fundmi zonja Sebold shkruante në një deklaratë: “Më vjen keq që jeta që mund të kishe pasur është grabitur prej teje, dhe e di se agjë nuk mund të ndryshojë atë që të ndodhi”.
Libri i saj ‘Lucky’ (Me fat) ka shitur më shumë se 1 milionë kopje dhe nisi karrierën letrare të Sebold. Ajo shkroi më tej romanin ‘The Lovely Bones’ që u kthye në një film të nominuar për Oscar, me regjizorin Peter Jackson.
Pas rënies së akuzave publikuesit e librit ‘Lucky’ njoftuan se do të ndalojnë shpërndarjen e tij dhe se po punojnë me Sebold “për ndryshimet që duhen bërë në libër ndaj personit të akuzuar gabimisht”.
Libri detajon sesi Sebold u sulmua kur ishte një studente 18-vjeçe në universitetin e Syracuse në New York.
Pas denoncimit të saj për “njeriun me ngjyrë që kishte parë në rrugë në kohën e sulmit”, policia arrestoi Broadwater, i cili kishte qenë në dhomë.
Por megjithse Sebold nuk arriti ta zgjidhtge atë në një paradë të të dyshuarve, Broadwater u gjykua dhe Sebold e identifikoi atë si sulmuesi me vone në gjykatë.
Pas kryerjes së dënimit dhe lirimit të tij nga burgu në 1998, Broadwater mbeti në regjistrin kombëtar të shkelësve seksualë.
Akuzat ndaj tij ranë tërësisht më 22 nëntor pas një riekzaminimi të çështjes, prej mungesës së provave.
Dënimi i gabuar doli në dritë pas një përshtatjeje për film të historisë, producenti i të cilit më vonë mori një hetues privat.
“Disa gjëra më rezultuan të pasakta në sistemin amerikan të drejtësisë, veçanërisht procedura ku Alice zgjodhi një tjetër person si sulmuesin e saj … por gjithsesi Broadwater u gjykua e dënua”, thga regjizori Timothy Muciante përcjell tch.
“Megjithë kundërshtimet e të tjerëve rreth një javë më pas mora një hetues privat”, shton ai.
Muciante thotë se “nuk mund t’i vërë” faj asokohe 18 vjeçares Alice Sebold për dënimin e gabuar.
“Unë lexova deklaratën e Alice dhe Anthony (Broadwater) u tregua shumë i dashur që e pranoi. Ja që ky lloj njeriu ishte ai”.
Agjencia AP news raportonte se kur 61 vjeçari mori vesh për çlirimin nga akuzat “nisi të qante lot gëzimi e çlirimi”.
Sebold tha se tani përpiqet të kuptojë si ka ndodhur kjo.
“Duhet të përballem se me shumë gjasa përdhunuesi im nuk do të njihet kurrë, mund të sulmojë gra të tjera dhe nuk do të kryejë kurrë burgun që bëri Broadwater,” tha ajo.