Socialistët e VV’së kanë zgjedhur studentët para Edi Ramës. Lëvizja Vetëvendosje po mbështet protestave masive të studentëve në Tiranë, kundër pushtetit.
Zyrtarë të VV’së kanë bërë publike në rrjetet sociale përkrahjen që po ua japin studentëve shqiptarë, të cilët po protestojnë masivisht.
Anëtarja e kryesisë së VV’së, Tinka Kurti, ka qenë pjesëmarrëse e kësaj proteste të premtën.
“Në protestat studentore në Tiranë vajzat studente e bëjnë pjesën më të madhe dhe më aktive të protestuese. Kjo shihet prej videove, fotove dhe e kam parë vetë, të premtën që mora pjesë. Ato janë të zëshme në fjalime e brohoritje, intervista e organizim. Artikulimi i tyre ka shtuar edhe denoncimin kundër ngacmimeve e kushtëzimeve seksuale, edhe pse këtyre të fundit i janë shqy me forcë parullat. Prandaj lufta e grave është më e vështirë sepse është e dyfishtë. Por vajzat atje e kanë intuitën politike për ta shfrytëzu këtë moment. Protestë kundër keqpërdorimit të çdo lloj pushteti”, ka shkruar Kurti.
Përkrahje i ka dhënë edhe deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, e cila u ka kërkuar studentëve të Shqipërisë të mos ndalën deri të realizimin e kërkesave të tyre.
Studentët kanë disa ditë që po protestojnë në rrugët e Tiranës. Ata kanë një listë të kërkesave, të cilat kërkojnë t’iu plotësohen:
1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.