Jashtë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara është dhënë alarmi pasditen e sotme.
Mediat bëjnë me dije se një person i armatosur është ndalur para godinës duke refuzuar të largohet.
Policia ka rrethuar zonën dhe po negocion me personin e armatosur.
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shtyrë këtë të fundin të ndërmarrë këtë veprim.