Fjalë Kyçe

Aksion i Policisë për rastin “Subvencionet”, disa të arrestuar të dyshuar për keqpërdorime në bujqësi

Aksion i Policisë për rastin “Subvencionet”, disa të arrestuar të dyshuar për keqpërdorime në bujqësi

Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion si vazhdimësi e aksionit “Subvencione”, që kishte filluar muaj më parë e ku ishin arrestuar disa persona të dyshuar për keqpërdorime në bujqësi.

Telegrafi mëson se aksioni po vazhdon, ndërsa sot janë arrestuar disa persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi për Telegrafin se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, tha ai.