35 infermierë do të jenë pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Kështu ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).
Me rastin e nënshkrimit të kontratave, infermierët e rinj morën urime nga Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Agreta Gecaj-Gashi dhe drejtori i ShSKUK, Valbon Krasniqi.
“Qendrës Klinike dhe Universitar të Kosovës, u janë shtuar edhe 35 infermierë. Kryesuesja e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, dr. Agreta Gecaj-Gashi, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Valbon Krasniqi, me rastin e nënshkrimit të këtyre kontratave, infermierëve të rinj ju uruan punë të mbarë dhe suksese, derisa i inkurajuan që dijen dhe përvojën e tyre ta shfrytëzojnë maksimalisht në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientë”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë që infermierët e rinj janë shpërndarë nëpër klinika të ndryshme të QKUK-së sipas nevojës dhe do të fillojnë punën të hënën.