Një ‘shpërthim i madh’ i dëgjuar pran një një objekti bërthamor në Iran raportohet se ka qenë pjesë e një stërvitjeje ushtarake.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ka pasur raportime të një drite të ndritshme që po shihej në qiell pranë objektit Natanz në rajonin Badroud të vendit të Lindjes së Mesme.
Por sipas Iran Press TV dhe medieve të tjera, republika islamike po testonte forcën e reagimit të shpejtë të mbrojtjes ajrore të saj.
Fars raportoi se shpërthimi u shkaktua nga një raketë si pjesë e një stërvitjeje për të testuar se sa shpejt sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit mund t’i përgjigjeshin një sulmi.
Njoftimi erdhi pasi raportet e mëparshme sugjeruan se një dron i paidentifikuar ishte rrëzuar mbi rajon.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
JUST IN – Explosion in the sky: #Iran 🇮🇷 tests its missile defense system near #Natanz nuclear facility – state media. pic.twitter.com/IXj556OHUo
— Ali Salman Alvi (@alisalmanalvi) December 4, 2021