Dhuna dominoi sërish protestën e grupimeve kundër vaksinimit në Bruksel. Manifestuesit sulmuan me fishekzjarrë e sende të forta policinë që kishte ngritur barriera përreth rrugëve të qendrës për t’i penguar të sulmonin institucionet.
Policia përdori topat ujë hedhes për t’i shpërndarë.
Protestuesit kundërshtuan paketën e re të masave që hyri në fuqi të Premten, që ndër të tjera rikthen detyrimin e mbajtjes së maskave.
Vendi po përballet me shifrat më të larta të arritura ndonjëherë gjatë periudhës së pandemisë.
Masa më të ashpra që ndëshkojnë kryesisht të pavaksinuarit hynë në fuqi këtë të hënë në Itali.
Gjoba nga 400 Euro e sipër marrin ata që hyjnë në ambiente të brendshme publike dhe nuk janë të vaksinuar, apo që nuk kanë një certifikatë Covid-19 dhe udhëtojnë me mjetet e transportit publik.
Hyrja në fuqi e kësaj mase shënoi rekord prej mbi 1 milionë e 300 mijë shkarkimesh të aplikacionit të certifikatës brenda 24 orëve në Itali.
Ndërsa qeveria austriake bëri publike detaje të ligjit të ri për vaksinimin e detyrueshëm të gjithë popullsisë që hyn në fuqi në Shkurt.
Kush nuk vaksinohet, çdo tre muaj paguan 600 euro gjobë, që nëse nuk e shlyen brenda afatit, e paguan 6-fish.
Së fundmi edhe në Nju Jork është kërkuar vaksinim i detyrueshëm për punëtoret e kompanive private të cilët kanë mbi 100 punëtor. Kjo masë hyn në fuqi në 27 dhjetor dhe synon të mbajë nën kontroll pandeminë gjatë festave.