Një adoleshent në Indi dhe nëna e tij janë arrestuar për vrasjen çnjerëzore të motrës së tij shtatzënë e cila besohet se ishte larguar për t’u martuar kundër dëshirës së familjes së saj.
Fqinjët e familjes thanë se adoleshenti më pas kishte bërë foto me kufomën e të motrës 19 vjeçare duke u mburrur me makabritetin që familjarët e konsideronin “çështje nderi”.
Kirti Thore i vra në fshatin Ladgaon pasi ishte larguar për t’u martuar me një djalë, në kundërshtim të dëshirave të familjes dhe traditës fisnore të vendit.
Vrasja ndodhi mesditën e të dielës kur Shobhabai Mote dhe djali i saj – i cili raportohet 17 ose 18 vjeç – shkoi të takohej me Kirti në shtëpinë e saj.
Ajo jetonte me familjen e bashkëshortit të ri, në një dhomë pranë fermës së tyre raporton rrjeti vendas One India.
Komisioneri i policisë Kailash Prajapati tha se vëllai i Kirti e sulmoi atë nga prapame drapër duke e masakruar.
“[Kirti] po punonte në fushë me vjehrrën e saj. Kur pa nënë e vëllanë e saj ajo la punën dhe shkoi t’i përshendeste, ajo i ftoi në shtëpi dhe shkoi t’i përgatiste çaj, por i vëllai e sulmoi nga prapa duke e lënë të vdekur,” tha Prajapat përcjell tch.
Ai shtonte: “Bashkëshorti i saj ishte i sëmurë dhe qëndronte shtrirë në shtëpi. Por nga zhurma e përleshjes ai u zgjua dhe pa masakrën. Vëllai i gruas kishte tentuar ta vriste dhe atë por bashkëshorti arriti të shpëtonte. Vëllai vrasës u dorëzua më vonë në polici”.